Sulmi me dron në portin egjiptian, Teherani: Siguria e Egjiptit është “me rëndësi të madhe” për Iranin
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, ka deklaruar se siguria e Egjiptit është me “rëndësi të jashtëzakonshme” për Teheranin, pas sulmit me dron ndaj portit të Damietës, i cili ka rritur shqetësimet për përhapjen e mëtejshme të konfliktit në Lindjen e Mesme. “Egjipti është një mik dhe partner i rëndësishëm në rajon. Siguria e tij është me rëndësi të jashtëzakonshme për ne”, u shpreh Aragçi në një postim në platformën X. Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën për të qenë vigjilentë ndaj “planeve izraelite dhe operacioneve mashtruese që synojnë minimin e paqes rajonale”. تُعدُّ مصر صديقًا وشريكًا مهمًا في المنطقة، ويُشكّل أمنُها أهميةً قصوى بالنسبة لنا.يجب علينا جميعًا أن نكون يقظين تجاه المخططات الإسرائيلية وعمليات “العَلَم الزائف” التي تهدف إلى تقويض السلام الإقليمي.إن...
Burimi:
vizionplus.tv