Sulmi masiv rus në Ukrainë gjatë natës, rëndohet bilanci i viktimave, të paktën 22 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
Të paktën 22 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën pas një sulmi masiv me raketa dhe dronë të kryer nga Rusia në të gjithë Ukrainën gjatë natës. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë, ndërsa sulmi konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e muajve të fundit. Sipas autoriteteve ukrainase, qyteti i Dnipros u godit rëndë, ku 16 persona u vranë, përfshirë një djalë tetëvjeçar dhe tre gra që u nxorën nga rrënojat e ndërtesave të banimit. Në kryeqytetin Kiev, gjashtë persona humbën jetën si pasojë e sulmeve. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se forcat ruse kishin shënjestruar infrastrukturën civile dhe objektet energjetike në mbarë vendin. Ai bëri të ditur se Rusia lëshoi 656 dronë sulmues dhe 73 raketa të llojeve...
Burimi:
top-channel.tv