Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të nuk e respektojnë armëpushimin, do e paguajnë çmimin
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Ghalibaf, është shprehur se SHBA-të nuk e respektojnë armëpushimin, referuar sulmeve të fundit në Liban. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Ghalibaf shprehet se bllokada detare dhe përshkallëzimi i krimeve të luftës në Liban nga Izraeli, janë dëshmi e qartë e dështimit të SHBA-ve për të zbatuar armëpushimin. Më tej Ghalibaf ka paralajmëruar se çdo zgjedhje ka një çmim dhe çmimi sipas tij do të duhet të paguhet herët a vonë. “Bllokada detare dhe përshkallëzimi i krimeve të luftës në Liban nga regjimi gjenocidal sionist janë dëshmi e qartë e dështimit të Shteteve të Bashkuara për të zbatuar armëpushimin. Çdo zgjedhje ka një çmim dhe çmimi do të duhet të paguhet herët a vonë. Gjithçka do të jetë...
Burimi:
vizionplus.tv