Sulmet iraniane godasin Kuvajtin, shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Sulmet iraniane godasin Kuvajtin, shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Kuvajti është vënë në shënjestër të sulmeve iraniane, të cilat kanë shkaktuar zjarre në disa zona të vendit dhe kanë lënë të plagosur disa zjarrfikës. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit, sipas të cilit ekipet e emergjencës ndërhynë pas dy zjarreve të shpërthyera në lokacione të ndryshme menjëherë pas sulmeve. Sipas autoriteteve, një prej zjarreve shkaktoi plagosjen e disa zjarrfikësve dhe një punonjësi, të cilët u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Ndërkohë, një tjetër sulm goditi një central të prodhimit të energjisë dhe shkripëzimit të ujit, duke shkaktuar zjarr dhe detyruar autoritetet të ndërpresin funksionimin e disa njësive të prodhimit si masë sigurie. Mediat e huaja raportojnë se ky është sulmi i dytë ndaj një...