Sulmet e Iranit në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë
Dy ushtarë amerikanë u vranë dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas sulmeve iraniane me raketa balistike dhe dronë në Jordani të premten, thanë zyrtarët ushtarakë. Sipas mediave të huaja, Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se katër anëtarë të shërbimit amerikan u evakuuan për ndihmë mjekësore në spitalet në Jordani, dhe pasi kanë marrë ndihmën kanë dalë. Sipas Centcom, të tjerë ushtarë që pësuan lëndime të lehta janë rikthyer në detyrë. Ushtria e Jordanisë tha më parë se kishte kapur 10 raketa iraniane të qëlluara në hapësirën e saj ajrore gjatë natës, pa raportuar ndonjë dëm.
Burimi:
vizionplus.tv