Sulme të ndërsjellta SHBA-Iran, Trump: I goditëm shumë fort, në nder të tre ushtarëve që humbëm
Forcat amerikane goditën objektiva të tjera në Iran për të nëntën ditë me radhë, ndërsa situata në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet. Presidenti Donald Trump tha se sulmet e fundit e goditën Iranin shumë rëndë. “I goditëm shumë fort mbrëmë, në nder të tre luftëtarëve të mëdhenj që humbëm. Dy në Jordani dhe një në Irak”, tha Trump. Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte goditur rrjetet e komunikimit në Iran, me synimin për të dobësuar aftësinë e Teheranit për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Irani reagoi duke pretenduar se kishte kryer një sulm ndaj forcave amerikane në Siri, si edhe kishte lëshuar raketa drejt objektivave ushtarake në Jordani dhe Kuvajt. Ndërkohë, autoritetet e kuvajtit njoftuan se kishin rrëzuar disa dronë...
Burimi:
vizionplus.tv