Sulm në rafineritë ruse, ushtria ukrainase: Goditëm me sukses objektivët

Sulm në rafineritë ruse, ushtria ukrainase: Goditëm me sukses objektivët

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka goditur rafineritë e naftës në Saratov të Rusisë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh në zonë. Në një deklaratë të publikuar në Telegram, forcat e armatosura të Ukrainës thanë se sulmet janë pjesë e operacioneve të tyre ndaj infrastrukturës energjetike ruse. Sipas të njëjtit njoftim, objektiv i sulmit ka qenë gjithashtu një stacion pompimi në Lazarevo, në rajonin Kirov të Rusisë, duke zgjeruar kështu shtrirjen e goditjeve në territorin rus. Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për dëmet e shkaktuara, ndërsa pala ruse ende nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këto pretendime. Top Channel