Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Një i ri i armatosur humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pas një përplasjeje me armë me agjentët e Shërbimit Sekret pranë Shtëpia e Bardhë në Uashington, raportojnë mediat amerikane. Sipas autoriteteve në Shtetet e Bashkuara, autori i dyshuar është identifikuar si Nasire Best, i njohur më parë nga Shërbimi Sekret dhe me precedentë të lidhur me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ndodhi pak para orës 18:00 me orën lokale, kur i riu dyshohet se nxori një armë nga çanta dhe hapi zjarr pranë perimetrit të sigurisë. Agjentët federalë reaguan menjëherë, duke iu kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe duke e plagosur rëndë 21-vjeçarin, i cili ndërroi jetë më vonë në spital.Lexo edhe :Related Posts Gjatë incidentit mbeti i plagosur edhe një kalimtar, megjithëse autoritetet nuk...