Suedia sekuestron një anije me flamur të rremë sirian/ Rezulton të jetë pjesë e “flotës fantazmë” ruse, transportonte naftë bruto drejt…

Suedia sekuestron një anije me flamur të rremë sirian/ Rezulton të jetë pjesë e “flotës fantazmë” ruse, transportonte naftë bruto drejt…

Suedia ka sekuestruar një anije që dyshohet se është pjesë e të ashtuquajturës “flotë fantazmë ruse. Anija “Jin Hui” u zbulua pasi lundronte nën një flamur të rremë sirian. Roja Bregdetare suedeze dhe forcat e policisë hipën në tankerin e naftës “Jin Hui” të dielën, në ujërat pranë ngushticës që lidh Detin Baltik me Detin e Veriut. Anija, 182 metra e gjatë dhe me flamur sirian, kishte qenë nën mbikëqyrje për disa ditë nga autoritetet suedeze, të cilat e identifikuan si pjesë të një rrjeti anijesh të përdorura nga Rusia për të eksportuar naftë bruto duke anashkaluar sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës. Kjo ndërhyrje është e pesta e këtij lloji nga Suedia dhe e treta që lidhet posaçërisht me çështjet e lundrimit. Sipas...