Stuhia e fuqishme e rërës godet Indinë/ Erërat arrijnë shpejtësinë 70 kilometra në orë, kaos në qarkullimin rrugor
Një stuhi e fuqishme rëre goditi Indinë pasditen e sotme, duke krijuar skena spektakolare, por edhe të rrezikshme. Qielli u mbulua plotësisht nga një shtresë e dendur pluhuri, ndërsa dita u errësua aq shumë sa ngjante me natën. Fenomeni ndodhi rreth orës 14:00 sipas kohës lokale, me efektet më intensive të regjistruara në Churu dhe zonat përreth, ku dukshmëria u reduktua në vetëm disa metra. Për shkak të kushteve të vështira, shumë automjete u detyruan të ndalonin ose të lëviznin me shpejtësi shumë të ulët. Shoferët përdorën dritat e mjeteve edhe në mes të ditës, pasi pluhuri i dendur e bëri të vështirë shikueshmërinë. Sipas të dhënave meteorologjike, erërat arritën shpejtësi deri në 70 kilometra në orë. Edhe pse fenomeni zgjati rreth 30 minuta, ai...
Burimi:
top-channel.tv