Stuhi ekstreme në Ballkan/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova me të lartë

Stuhi ekstreme në Ballkan/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova me të lartë

FOTO ILUSTRUESE Ballkani pritet të përballet me një valë të fortë moti të keq, e konsideruar si një nga episodet më intensive të kësaj vere. Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive ka ngritur alarmin në Nivelin 3 për disa vende të rajonit, duke paralajmëruar zhvillimin e stuhive të fuqishme nga dita e martë deri në orët e para të së mërkurës. Sipas parashikimeve, në rrezikun më të lartë ndodhen jugu i Kroacisë, jugu i Bosnjë-Hercegovinës, Mali i Zi dhe Kosova. Ndërkohë, Shqipëria është përfshirë në Nivelin 1 të alarmit, ku priten fenomene të ngjashme, por me intensitet më të ulët dhe në zona më të kufizuara. Ekspertët paralajmërojnë se kushtet atmosferike favorizojnë krijimin e stuhive të organizuara, të cilat mund të përhapen nga Italia drejt...