Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në interes të SHBA-së

Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në interes të SHBA-së

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier pret që SHBA-të të ruajnë një prani ushtarake në Gjermani, pavarësisht tërheqjes së njoftuar të disa mijëra trupave. Ai tha sot në Helsinki se besonte se SHBA-ja e kuptonte që stacionimi i trupave në Gjermani në vende kyçe si Ramstein ishte gjithashtu në interesin e tyre strategjik. “Ne besojmë dhe mbështetemi në këtë”, tha ai. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Steinmeier, presidenti i Finlandës Alexander Stubb shprehu bindjen e tij se SHBA-ja do të vazhdojë t’u vijë në ndihmë aleatëve të tyre evropianë në rast të agresionit rus. “Unë besoj se garancitë e sigurisë së SHBA-së vlejnë dhe do të vazhdojnë të vlejnë”, tha ai. ”Armët bërthamore ruse të stacionuara 100 kilometra nga kufiri finlandez në realitet nuk synojnë...