Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik përballet me revoltë në parti, rreth 80 deputetë laburistë kërkojnë dorëheqjen e tij

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik përballet me revoltë në parti, rreth 80 deputetë laburistë kërkojnë dorëheqjen e tij

Një tjetër goditje politike ka tronditur qeverinë britanike të kryeministrit Keir Starmer, pasi ministrja për Decentralizimin, Fenë dhe Komunitetet, Miatta Fahnbulleh, dha dorëheqjen duke i kërkuar njëkohësisht largimin nga drejtimi i Partisë Laburiste. Në letrën e saj të publikuar në rrjetet sociale, ajo kritikoi ashpër qeverinë, duke theksuar se nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e qytetarëve pas fitores në zgjedhje. Fahnbulleh deklaroi se qeveria nuk veproi me “vizionin, shpejtësinë dhe ambicien” që kërkonte mandati për ndryshim, ndërsa shtoi se qytetarët britanikë nuk besojnë më se Starmer mund të udhëheqë vendin drejt reformave të nevojshme. Ajo i bëri thirrje kryeministrit të përcaktojë një afat për një “tranzicion të qetë” drejt një lidershipi të ri në parti. Dorëheqja e saj vjen në një moment tensionesh të forta...