Starmer në krizë pas sondazheve/ Laburistët drejt humbjes, por kryeministri britanik synon të mbijetojë në krye
Në zgjedhjet lokale të së enjtes, të parat provë e rëndësishme elektorale pas ardhjes në pushtet të Laburistëve afro dy vjet më parë, partia e kryeministrit Starmer pritet të pësojë një humbje spektakolare dhe të gjitha sondazhet flasin se partia anti-emigracion e Nigel Farage dhe të Gjelbrit e Polanksit, një i majtë i thekur, do të shkaktojë një tërmet me një humbje neto në shifrën e 1850 vendeve në këshillat lokale në mbarë Britaninë. Sondazhet parashikojnë se Laburistët do të humbasin për herë të parë Uellsin që nga viti 1999 në kohën e Toni Blerit, ndërkohë mund të zbresin në vendin e tretë në Skoci, si parti politike, pas “Reformës” dhe Nacionalistëve skocezë. Rezultati i pritshëm e ka vendosur kryeministrin Starmer në gjendje mbijetese politike,...
Burimi:
top-channel.tv