Starmer: Ekonomia britanike nuk kthehet në normalitet, edhe pas rihapjes së Ngushticës së Hormuzit
Kryeministri britanik Keir Starmer ka paralajmëruar se situata ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të rikthehet menjëherë në normalitet, edhe nëse rihapet Ngushtica e Hormuzit. Në një intervistë për BBC Radio 4, Starmer theksoi se vendi duhet të ndryshojë kurs dhe të mos rikthehet në ‘status quo’-në e mëparshme, të cilën e konsideroi të dështuar pas krizave të njëpasnjëshme si ajo financiare e vitit 2008 dhe pandemia e COVID-19. ‘Status quo-ja nuk funksiononte, ndaj nuk mund ta përsërisim. Duhet të ndjekim një drejtim tjetër’, u shpreh ai. I pyetur nëse publiku duhet të përgatitet për një rritje të inflacionit si pasojë e krizës së naftës që lidhet me Irani, Starmer konfirmoi se presionet ekonomike janë të pashmangshme, duke theksuar se bota po përballet...
Burimi:
syri.net