Spërkati me naftë të dashurën dhe tentoi t’i vinte flakën, 47-vjeçari ndalet në sekondën e fundit

Spërkati me naftë të dashurën dhe tentoi t’i vinte flakën, 47-vjeçari ndalet në sekondën e fundit

Një 47-vjeçar me origjinë moldave është arrestuar në Ivrea të Torinos, Itali, me akuzën e tentativës për vrasje, pasi dyshohet se tentoi t’i vinte flakën bashkëjetueses së tij gjatë një konflikti në banesë. Ngjarja ndodhi në zonën e San Bernardos. Sipas autoriteteve italiane, burri, i cili ndodhej në gjendje të rënduar psikofizike si pasojë e konsumimit të alkoolit, në kulmin e një debati të dhunshëm e spërkati gruan me naftë, me qëllim që t’i vinte zjarrin. Tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së menjëhershme të një miku të çiftit, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Ai u vendos mes tyre dhe arriti t’i mbante krahun agresorit, duke e penguar të ndizte çakmakun deri në mbërritjen e karabinierëve. Ndërkohë, vetë viktima kishte njoftuar forcat...