Spektakël dritash, Papa bekon Kullën e Jezu Krishtit në Barcelonë
Në Barcelonë u zhvillua një ngjarje madhështore në Bazilikën e Sagrada Família, ku Papa Leoni XIV përuroi zyrtarisht Kullën e Jezu Krishtit, duke e kthyer atë në kishën më të lartë në botë me një lartësi prej 172.5 metrash. Ceremonia mblodhi rreth 120 mijë njerëz në sheshet përreth dhe mijëra të tjerë brenda e jashtë tempullit, në një atmosferë të shoqëruar nga një shfaqje spektakolare drite që ndriçoi kryqin në majë të kullës dhe gjithë siluetën e bazilikës së arkitektit Antoni Gaudí. Gjatë meshës solemne, Papa përcolli një mesazh të fortë për paqen, duke theksuar se besimi nuk mund të bashkëjetojë me dhunën dhe luftën. Ai nënvizoi se lartësia e kësaj ndërtese nuk ka qëllim rekordin, por simbolizon ngritjen shpirtërore të njeriut drejt Zotit. Ceremonia...
Burimi:
syri.net