Spanja po merr masa për të ndaluar duhanin në tarraca dhe plazhe
Spanja po avancon me një ligj të ri anti-duhan, i cili do të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në një sërë hapësirash publike në natyrë, përfshirë tarracat e bareve dhe restoranteve si edhe plazhet detare dhe lumore. Projektligji është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe tani duhet të kalojë procedurat parlamentare përpara se të hyjë në fuqi. Masat kryesore të parashikuara janë: Ndalimi i duhanit dhe cigareve elektronike në tarracat e lokaleve. Ndalimi në plazhe, pishina publike, impiante sportive, parqe kombëtare dhe ambiente ku zhvillohen aktivitete publike në natyrë. Krijimi i një zone mbrojtëse prej 15 metrash rreth hyrjeve të spitaleve, shkollave, universiteteve, muzeve, bibliotekave dhe këndeve të lojërave për fëmijë. Ligji parashikon gjithashtu: Trajtimin e cigareve elektronike, vape-ve, nargjileve dhe...
Burimi:
vizionplus.tv