Spanja në luftë me flakët/ Digjen 260 mijë hektarë pyll, evakuime masive

Spanja në luftë me flakët/ Digjen 260 mijë hektarë pyll, evakuime masive

Bota E Hënë, 20 Korrik 2026 16:56 Një zjarr pyjor i shpërthyer pranë Madridit në Spanjë, ka marrë përmasa katastrofike. Deri më tani, flakët kanë shkatërruar mbi 260 mijë hektarë pyll në rajonin e Guadalajara-s, duke vënë në alarm të kuq autoritetet vendase. Zjarri, i cili fillimisht nisi në fshatin Mierla (Castilla-La-Mancha), është përhapur me shpejtësi ekstreme orët e fundit. Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të 28 vendbanimeve, duke larguar nga shtëpitë e tyre më shumë se 1.200 banorë. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje nga ajri dhe toka. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo të lënduar nga fronti i zjarrit. Gjendja mbetet mjaft shqetësuese, pasi meteorologët parashikojnë ardhjen e një vale...