Spanja lufton për të kontrolluar një nga zjarret më vdekjeprurëse, të paktën 12 të vdekur

Spanja lufton për të kontrolluar një nga zjarret më vdekjeprurëse, të paktën 12 të vdekur

Shërbimet e emergjencës në Spanjën juglindore po punojnë për të kontrolluar vatra zjarri pas njërit prej zjarreve më të këqija të të gjitha kohërave në vend. Qindra zjarrfikës dhe specialistë të tjerë janë vendosur rreth fshatit Bedar ku 12 persona janë vrarë - midis tyre katër britanikë, sipas autoriteteve spanjolle. 23 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Zyrtarët lokalë në zonën Los Gallardos të Almerías kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet, me frikën se më shumë britanikë janë midis të vrarëve. Një valë e vapës e vazhdueshme me temperatura rreth 40 gradë Celsius (104F) ka shkaktuar zjarre në të gjithë Evropën Jugore këtë verë, veçanërisht në Francë, Portugali dhe Spanjë.Temperaturat e larta, toka tepër e thatë dhe erërat e fuqishme...