Spanja dërgon ushtrinë në Ceuta pas hyrjes masive të emigrantëve

Spanja dërgon ushtrinë në Ceuta pas hyrjes masive të emigrantëve

Mijëra emigrantë kanë kaluar kufirin e enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut, duke detyruar Madridin të mobilizojë forcat ushtarake për të përforcuar sigurinë në territor. Spanja ka vendosur trupa ushtarake, njësi detare dhe mbështetje ajrore në Ceuta, pasi një valë e paprecedentë emigrantësh ka tejkaluar kapacitetet e policisë dhe shërbimeve lokale të sigurisë. Sipas autoriteteve spanjolle, emigrantët kanë arritur të anashkalojnë kontrollet kufitare duke kaluar mbi barrierat mbrojtëse dhe duke notuar drejt brigjeve të enklavës, e cila ndodhet në bregun verior të Afrikës dhe është territor i Bashkimit Evropian. Ndërhyrja ushtarake u urdhërua të enjten në mbrëmje pas rritjes së vazhdueshme të numrit të mbërritjeve. Në zonë janë angazhuar edhe ekipe zhytësish, patrulla detare dhe operacione ajrore për kontrollin e kufirit. Sipas qeverisë spanjolle, të...