Sondazhi i CNN: Rekord pakënaqësie për Trump, 73% e amerikanëve thonë se ka prioritetet e gabuara
Nga Ariel Edwards-Levy, CNN* Një përqindje rekord prej 73% e të rriturve në SHBA thonë se presidenti Donald Trump nuk u ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme problemeve më të rëndësishme të vendit, sipas një sondazhi të ri të CNN-it, të realizuar nga SSRS. Vetëm 27% thonë se ai ka pasur përparësitë e duhura. Këto rezultate vijnë në një kohë kur pikëpamjet për luftën në Iran po bëhen gjithnjë e më pesimiste, pakënaqësia ekonomike mbetet në vendnumëro dhe ekziston një pakënaqësi e gjerë ndaj mënyrës se si Trump po i trajton këto sfida. Afërsisht dy të tretat e amerikanëve mendojnë se politikat e Trumpit i kanë përkeqësuar kushtet ekonomike dhe se vendimet e tij ushtarake në Iran e kanë dëmtuar SHBA-në. Rreth tre të katërtat thonë...
Burimi:
javanews.al