Sondazhet në SHBA, eksperti Dritan Nesho shpjegon presidencën e Trump dhe rolin e ‘ëndrrës amerikane’

Sondazhet në SHBA, eksperti Dritan Nesho shpjegon presidencën e Trump dhe rolin e ‘ëndrrës amerikane’

Eksperti i sondazheve Dritan Nesho deklaroi se trendet e fundit të matjeve të opinionit publik në SHBA tregojnë një rënie të mbështetjes për presidentin Donald Trump, ndërsa klima politike mbetet e paqëndrueshme përpara zgjedhjeve të ndërmjetme. Deklaratat e tij erdhën në kuadër të prezantimit të një sondazhi të ri në partneritet me Forbes dhe kompaninë e tij HarrisX, që synon të zëvendësojë matjet tradicionale të Gallup mbi besimin publik dhe performancën presidenciale. Sipas të dhënave të prezantuara, miratimi për punën e presidentit qëndron në nivele relativisht të ulëta, ndërsa indikatorët kryesorë si ekonomia, inflacioni dhe tregtia shfaqin vlerësime negative. Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me perceptimin e qytetarëve për të ardhmen. Sipas sondazhit, pavarësisht vështirësive ekonomike, rreth dy të tretat e amerikanëve vazhdojnë të...