Skena ankthi në Teksas/ Tetë persona bllokohen në rulo-sportin e një parku argëtimi në Galveston
Tetë persona përjetuan çaste frike dhe ankthi në një park argëtimi në Galveston të Teksasit, pasi rulo-sporti me të cilin po udhëtonin u ndal papritur në mes të funksionimit, duke i lënë të bllokuar në një lartësi të konsiderueshme mbi tokë. Sipas raportimeve, atraksioni pësoi një defekt teknik të papritur, çka bëri që vagonët të ndaleshin në ajër me pasagjerët brenda. Situata shkaktoi panik te të pranishmit në park, ndërsa personat e bllokuar u detyruan të prisnin ndihmën e ekipeve të emergjencës. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit, të cilët nisën një operacion të kujdesshëm për evakuimin e pasagjerëve. Për shkak të lartësisë së madhe, autoritetet përdorën pajisje speciale ngritëse dhe një shportë sigurie për t’i zbritur njerëzit një nga...
Burimi:
syri.net