Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Një nga projektet më të mëdha shkencore të financuara nga qeveria amerikane për studimin e zhvillimit të trurit te fëmijët është përfshirë në një skandal serioz, pasi të dhënat gjenetike të mbi 20 mijë fëmijëve janë keqpërdorur për kërkime raciste dhe pseudoshkencore. Bëhet fjalë për Studimin e Zhvillimit Kognitiv të Trurit të Adoleshentëve (ABCD), i nisur në vitin 2015 nga Institutet Kombëtare të Shëndetit të SHBA-së (NIH). The New York Times shkruan se projekti kishte për qëllim të analizonte ndikimin e ADN-së, mjedisit dhe faktorëve socialë në zhvillimin e trurit dhe shëndetin mendor të fëmijëve, duke garantuar siguri të plotë për të dhënat e ndjeshme të pjesëmarrësve. Megjithatë, hetimet e The New York Times zbuluan se një grup studiuesish arritën të siguronin qasje në këto...