Skandali në JPMorgan Chase, ish-punonjësi akuzon drejtuesen shqiptare për abuzim seksual, reagon Banka: Nuk ka prova

Skandali në JPMorgan Chase, ish-punonjësi akuzon drejtuesen shqiptare për abuzim seksual, reagon Banka: Nuk ka prova

Një padi e depozituar në New York ka vënë në qendër të vëmendjes bankën më të madhe amerikane, JPMorgan Chase, pas akuzave të rënda për ngacmim dhe abuzim seksual brenda strukturave të saj. Sipas dokumenteve gjyqësore, ish-punonjësi Chirayu Rana pretendon se është detyruar për disa muaj në akte seksuale jo konsensuale nga drejtorja ekzekutive e bankës, Lorna Hajdini, gjatë kohës që të dy punonin në sektorin e financimeve të levave. Ai pretendon gjithashtu se është kërcënuar nga shqiptarja me pasoja në karrierë nëse nuk pranonte kërkesat e saj. Rana e ka depozituar fillimisht padinë në mënyrë anonime, duke përdorur pseudonimin “John Doe”, duke argumentuar se ka pasur kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij pas denoncimit. Megjithatë, disa burime brenda bankës kanë hedhur dyshime mbi...