Skandal në Kanë/ Miss Venezuela publikon videon tronditëse me fytyrën e mbuluar në gjak, akuzon stilistin e njohur për dhunë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e spektaklit dhe konkurseve të bukurisë, pasi Miss Venezuela 2025, Andrea del Val, publikoi një video dramatike nga një hotel në Kanë, ku pretendon se është dhunuar barbarisht nga stilisti i njohur Giovanni Laguna. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik ndërkombëtar. Në videon e publikuar nga vetë modelja 29-vjeçare, Andrea del Val shfaqet me fytyrën e mbuluar me gjak, teksa filmon me telefon ambientin e dhomës së hotelit, ku mobiliet dhe objektet duken të përmbysura dhe të shpërndara në dysheme. Atmosfera në dhomë është kaotike, ndërsa modelja duket e tronditur dhe emocionalisht e rënduar. #AHORA | 📌 El diseñador y estilista venezolano Giovanni Laguna habría sido detenido en...
Burimi:
top-channel.tv