Skandal në Itali/ Policët vodhën dhe shitën të dhëna sekrete për futbollistë, këngëtarë dhe biznesmenë
Nicola Gratteri ITALI-Një hetim i madh i Prokurorisë së Napolit ka zbuluar një rrjet policësh dhe agjentësh privatë që dyshohet se kanë vjedhur dhe shitur mbi një milion informacione sekrete nga databazat shtetërore italiane, duke përfshirë të dhëna për futbollistë të njohur, këngëtarë, personazhe të spektaklit dhe sipërmarrës. Operacioni, i cili filloi në orët e para të mëngjesit midis Napolit, Romës, Ferrarës, Bellunos dhe Bolzanos, u koordinua nga Prokuroria e Napolit, e kryesuar nga Nicola Gratteri, në koordinim me Prokurorinë Kombëtare Antimafia, të kryesuar nga Giovanni Melillo dhe prokurorin Antonello Ardituro. Aksioni kishte në shënjestër një organizatë kriminale të dedikuar për akses të paautorizuar në sistemet kompjuterike, korrupsion dhe zbulim të sekreteve zyrtare, raportojnë mediat fqinje. "Ata nxorën informacione konfidenciale mbi futbollistët, biznesmenët, artistët, këngëtarët dhe...
Burimi:
zeri.ai