“S’ka vend për retorikë të tillë”, BE kritikon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë

“S’ka vend për retorikë të tillë”, BE kritikon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë

Bashkimi Evropian ka dënuar deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Duke folur para gazetarëve në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorika të tilla, pasi bie ndesh me dinjitetin njerëzor. “Në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik. Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, u shpreh Hipper. Ajo nënvizoi se deklarata të tilla janë gjithashtu në kundërshtim me angazhimet që Serbia ka marrë në...