Situatë emergjente/ 49 mijë migrantë drejt Ceutës, Spanja nxjerr ushtrinë

Situatë emergjente/ 49 mijë migrantë drejt Ceutës, Spanja nxjerr ushtrinë

Një valë e jashtëzakonshme migrimi ka përfshirë enklavën spanjolle të Ceutës, ku rreth 49 mijë migrantë raportohet se kanë kaluar nga Maroku brenda 24 orëve të fundit, duke krijuar një situatë emergjente në kufirin mes dy vendeve. Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë mijëra persona që përpiqen të arrijnë brigjet spanjolle duke notuar nga territori maroken drejt Ceutës, ndërsa përpjekjet për kalim kanë vijuar edhe gjatë orëve të natës. Sipas autoriteteve, të paktën 18 persona kanë humbur jetën gjatë tentativave për të kaluar kufirin, kryesisht për shkak të vështirësive në det dhe kushteve të rënda gjatë përpjekjes për të mbërritur në territorin spanjoll. Përballë situatës së krijuar, qeveria e Spanjës ka vendosur të angazhojë edhe forca ushtarake për të mbështetur Gardën Civile në menaxhimin e...