Sinjale për marrëveshje SHBA–Iran, bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, ndërsa tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rritje, pas shpresave për një marrëveshje që mund t’i japë fund luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, raporton BBC. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se një marrëveshje me Teheranin ishte “negociuar kryesisht” dhe se detajet pritet të bëhen publike së shpejti. Megjithatë, një ditë më pas ai i kërkoi ekipit negociator amerikan të mos nxitojë drejt finalizimit të marrëveshjes. Në tregjet aziatike të mëngjesit të së hënës, nafta Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë. Trump kishte deklaruar më herët se marrëveshja do të përfshinte edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të...
Burimi:
vizionplus.tv