Sillu mirë/ Trump: Rodríguez do të paguajë një ‘çmim më të madh’ se Maduro nëse nuk bën atë që është e drejtë

Sillu mirë/ Trump: Rodríguez do të paguajë një ‘çmim më të madh’ se Maduro nëse nuk bën atë që është e drejtë

Duke folur për gazetën amerikane The Atlantic, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar me veprime kundër Presidentes së përkohshme të Venezuelës Delcy Rodríguez. “Nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, ajo do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro,” tha ai. Lidhur me të ardhmen e Venezuelës, ai tha se “ndryshimi i regjimit, sido që ta quani, është më i mirë se ai që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq”. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka sinjalizuar se do të ishte e gatshme të pranonte zv/presidenten e Venezuelës, Delcy Rodríguez, si udhëheqëse të përkohshme të vendit, duke e konsideruar atë një opsion më funksional për qeverisje, se sa figura opozitare María Corina Machado,...