‘Si minj në kafaz’/ Pse burgjet në Europë po mbushen më shpejt se kurrë pas pandemisë?
By Antonia Zimmermann-Al Jazeera Bilal e njeh mirë jetën pas hekurave. Gjatë 10 viteve të fundit, 34-vjeçari ka vuajtur dënimin në pesë burgje të ndryshme në Belgjikë. Kujtimet më të forta i ka nga burgu i Monsit, një institucion i shekullit XIX pranë kufirit me Francën, ku në qeli prej vetëm 9 metrash katrorë, sipas tij, mbaheshin nga tre deri në katër të burgosur. Ai kujton përhapjen e sëmundjeve si zgjeba, morrat dhe lia e majmunëve, si dhe rojet e rraskapitura nga puna e rëndë. ‘Gjatë 10 viteve në burg, gjërat vetëm janë përkeqësuar’, thotë Bilal për Al Jazeera, duke kërkuar që të përdoret vetëm emri i tij. ‘Na kanë hequr edhe kohën e daljes nga qelitë, si dhe aktivitete të ndryshme.’ Belgjika, një nga...
Burimi:
syri.net