Shumica e milionerëve nuk janë pasuruar në moshën 25-30 vjeç, mosha e vërtetë do t’ju befasojë
Sipas të dhënave të Rezervës Federale, mosha mesatare e një milioneri amerikan është 61- vjeç. Mosha mesatare kur njerëzit arrijnë për herë të parë 1 milion dollarë është 37- vjeç. Ndërkohë, për 0.1% më të suksesshmit themeluesit e startup-eve, kërkimet e Harvard University e vendosin këtë shifër rreth 45- vjeç. Ideja që rinia barazohet me suksesin është kryesisht një paragjykim mediatik që favorizon historitë e bujshme të teknologjisë. 79% e milionerëve nuk kanë marrë kurrë trashëgimi. Një e treta nuk kanë fituar kurrë shuma mbi gjashtë shifra në një vit të vetëm. Ata e kanë ndërtuar pasurinë ngadalë, përmes investimit, disiplinës dhe fuqisë së kohës që punon në favorin e tyre.
Burimi:
syri.net