“Shumë kaos në lëvizjet e Trumpit”, Ish-këshilltari i Obamës zbërthen krizën SHBA–Iran: Ai kërkon dorëzim, jo marrëveshje
Në një intervistë të dhënë për gazetën italiane Corriere della Sera, eksperti i njohur për Iranin dhe ish-këshilltari i Barack Obamës dhe profesor në Universitetin Johns Hopkins, Vali Nasr, analizon tensionet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike të Iranit. Ai paralajmëron se situata po shkon “mbi tehun e briskut” (shprehja që përdor ai), mes përpjekjeve të brishta diplomatike dhe rrezikut të rikthimit të konfliktit, duke vënë në pikëpyetje edhe qëndrueshmërinë e negociatave të udhëhequra nga administrata Trump. Në çfarë pike jemi mes Republikës Islamike dhe Shteteve të Bashkuara? “Po ecet mbi tehun e briskut. Ka një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur një zgjidhje diplomatike, edhe sepse nëse nuk gjendet, alternativa është rikthimi i luftës.” A jemi afër një marrëveshjeje? “Mund të...
Burimi:
javanews.al