Shtetrrethim në SHBA pas përleshjeve në qendrën e emigrantëve në Newark, përshkallëzohen protestat kundër politikave të Donald Trump

Shtetrrethim në SHBA pas përleshjeve në qendrën e emigrantëve në Newark, përshkallëzohen protestat kundër politikave të Donald Trump

Tensionet rreth politikave të emigracionit të administratës së Donald Trump janë përshkallëzuar në Newark, ku autoritetet lokale kanë vendosur shtetrrethim gjatë natës pranë një qendre ndalimi për emigrantët pas disa ditësh protestash dhe përleshjesh me policinë. Kryebashkiaku i Newarkut, Ras Baraka, njoftoi se hyrja në zonën përreth qendrës së ndalimit Delaney Hall do të kufizohet deri në njoftim të mëtejshëm. Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 21:00 deri në 06:00 brenda një rrezeje prej 800 metrash nga objekti. “SITUATA po përkeqësohet. Disa persona janë arrestuar dhe janë konstatuar me armë, çka tregon seriozitetin e kërcënimit”, deklaroi Baraka, duke justifikuar vendimin për masat e reja të sigurisë.Qendra Delaney Hall, e cila menaxhohet nga Shërbimi Amerikan i Emigracionit dhe Doganave (ICE), është kthyer në epiqendrën...