Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental eliminon tumoret në kokë e qafë
Mjekët kanë përshëndetur si “të jashtëzakonshme ” rezultatet e një studimi ndërkombëtar që tregon se një injeksion i ri kundër kancerit mund të eliminojë plotësisht tumoret tek disa pacientë. Trajtimi, i quajtur amivan-tamab në formë vaksine, u testua tek pacientë me kancer të kokës dhe qafës, sëmundja e të cilëve ishte përhapur ose ishte rikthyer pas trajtimeve të mëparshme me kimioterapi dhe imunoterapi. Në studim morën pjesë 102 pacientë nga 11 vende të botës. Rezultatet treguan se tumoret u zvogëluan ose u zhdukën plotësisht tek 43 pacientë. Në 15 raste, mjekët konstatuan se tumoret ishin eliminuar tërësisht. Sipas studiuesve, efektet pozitive u vunë re brenda pak javësh nga nisja e trajtimit. Amivantamab vepron në tre drejtime njëkohësisht: bllokon mekanizmat që ndihmojnë rritjen e tumorit, pengon...
Burimi:
vizionplus.tv