Shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike, u akuzua se ishte burimi i virusit, vendi turistik mohon pretendimet: Nuk kemi lidhje
Autoritetet në Ushuaia kanë mohuar pretendimet se qyteti mund të jetë burimi i shpërthimit të hantavirusit në anijen turistike MV Hondius, e cila aktualisht ndodhet në Tenerife të Spanjës, ku pasagjerët po evakuohen dhe kthehen në vendet e tyre. Anija u nis më 1 prill nga Ushuaia, qyteti më jugor i Argjentinës, me 114 pasagjerë dhe 61 anëtarë ekuipazhi nga 22 vende të ndryshme. Dyshimet mbi origjinën e virusit kanë nxitur spekulime se një turist mund të jetë infektuar në një vendgrumbullim mbeturinash pranë qytetit, zonë e frekuentuar nga turistët për vëzhgimin e zogjve dhe ku grumbullohen brejtës. Megjithatë, drejtori i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në provincën Tierra del Fuego, Juan Facundo Petrina, deklaroi se rajoni nuk ka regjistruar asnjë rast të hantavirusit që nga...
Burimi:
top-channel.tv