Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën se e bombardoi me dron!
Kompania “Rosatom” dhe agjencia ruse e energjisë atomike thonë se një dron ukrainas goditi termocentralin bërthamor të Zaporizhias, duke shkaktuar shpërthim. Centrali kontrollohet nga Rusia në tokën ukrainase dhe është më i madhi në Evropë, tha agjencia ruse e energjisë atomike Rosatom. Burimi tha se nuk kishte dëme në pajisjet kryesore të centralit, por goditja krijoi një vrimë në murin e një centrali elektrik. “Këtë pasdite, një dron luftarak kamikaz ukrainas goditi ndërtesën e turbinës së Njësisë Nr. 6, duke rezultuar në një shpërthim”, tha kreu i Rosatom, Alexei Likhachev. “Shpërthimi nuk dëmtoi pajisjet kryesore, por hapi një vrimë në murin e turbinës.” Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga pala ukrainase. Likhachev e përshkroi sulmin si “të qëllimshëm”. Centrali bërthamor i Zaporizhzhisë u...
Burimi:
vizionplus.tv