Shpërthen rezervati i lëndëve kimike në fabrikën industriale në Uashington, një person humb jetën dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur

Shpërthen rezervati i lëndëve kimike në fabrikën industriale në Uashington, një person humb jetën dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur

Të paktën një person ka humbur jetën, nëntë të tjerë janë plagosur dhe nëntë punonjës rezultojnë ende të zhdukur pas një incidenti të rëndë industrial në shtetin e Uashingtonit në SHBA, ku një rezervuar me lëndë kimike u ça në një fabrikë për prodhimin e letrës dhe paketimit. Sipas shërbimit zjarrfikës, rezervuari përmbante “lëndë të bardhë”, një përzierje kimike e përdorur në procesin e prodhimit të letrës, e cila konsiderohet e rrezikshme në rast rrjedhjeje apo shpërthimi industrial, shkruan CNN. Autoritetet fillimisht raportuan se rezervuari kishte imploduar, ndërsa më vonë saktësuan se ai ishte dëmtuar rëndë duke çuar në çarje masive dhe rrjedhje të substancave kimike. Sipas hetimeve paraprake, rezervuari kishte kapacitet shumë më të madh se sa ishte deklaruar fillimisht dhe mund të ketë...