Shpërthejnë sërish tensionet, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme për ditën e dytë radhazi
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer sulme për të dytën ditë radhazi në Lindjen e Mesme, duke e tensionuar më tej armëpushimin e brishtë të arritur mes dy vendeve në prill. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) njoftoi se ka kryer një seri sulmesh “vetëmbrojtëse” ndaj objekteve ushtarake, survejimit dhe radarëve në jug të Iranit. Sulmet erdhën disa orë pasi presidenti Donald Trump deklaroi se forcat amerikane do të godasin Iranin “fuqishëm”, duke akuzuar Teheranin për vonesa në arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit. Në përgjigje, Irani ka lëshuar raketa drejt disa bazave ushtarake amerikane në rajon, përfshirë Bahrainin dhe Kuvajtin, të cilat u vunë në shënjestër për të dytën ditë radhazi. Ndërkohë, Garda Revolucionare iraniane (IRGC) pretendoi se ka goditur edhe një...
Burimi:
vizionplus.tv