Shivon Zilis dëshmon në gjyqin ndaj OpenAI/ Si lindi marrëdhënia personale me Elon Musk, katër fëmijët dhe prapaskenat e konfliktit me Altman
Një dëshmi e gjatë në një gjykatë federale në Oakland të Kalifornisë ka sjellë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet personale dhe profesionale të Shivon Zilis me Elon Musk, në kuadër të padisë së kësaj të fundit ndaj OpenAI për ndryshimin e strukturës së saj në një kompani fitimprurëse. Shivon Zilis, e cila ka shërbyer si këshilltare dhe më pas anëtare bordi në OpenAI, tregoi gjatë dëshmisë se marrëdhënia e saj me Elon Musk ka pasur një zhvillim kompleks, duke nisur nga bashkëpunimi profesional në Silicon Valley deri te një lidhje personale që çoi në lindjen e katër fëmijëve të tyre. Sipas saj, gjithçka nisi rreth vitit 2020, kur Musk i ofroi të bëhej dhurues i spermës, në një periudhë kur ajo kishte shprehur dëshirën për...
Burimi:
top-channel.tv