Shfaqje force nga Pheniani, Kim Jong Un mbikëqyr testet e anijes së re luftarake
Kim Jong Un ka mbikëqyrur provat detare të anijes së re luftarake “Kang Kon”, duke sinjalizuar përshpejtimin e planeve të Phenianit për forcimin e kapaciteteve detare dhe bërthamore të vendit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, Kim vizitoi shkatërruesin 5,000-tonësh për të vlerësuar aftësitë e tij operacionale. Në pamjet e publikuara nga mediat shtetërore, ai shfaqet i shoqëruar nga vajza e tij adoleshente, Kim Ju-ae, prania e së cilës në daljet publike ka nxitur spekulime për një rol të mundshëm udhëheqës në të ardhmen. Gjatë inspektimit, Kim deklaroi se marina e Koresë së Veriut duhet të zhvillohet më shpejt për të luajtur një rol më të rëndësishëm në strategjinë e pengimit bërthamor të vendit dhe për të qenë në gjendje të godasë kundërshtarët “në çdo...
Burimi:
top-channel.tv