Shefi i gjigantit financiar: Rritja e naftës në 150 dollarë për fuçi mund të shkaktojë recesion global
Drejtori ekzekutiv i gjigantit financiar amerikan BlackRock, Larry Fink, ka paralajmëruar se një rritje e çmimit të naftës deri në 150 dollarë për fuçi mund të çojë në një recesion global. Në një intervistë për BBC, ai theksoi se nëse Irani “mbetet një kërcënim” dhe çmimet e energjisë vazhdojnë të qëndrojnë të larta, kjo do të ketë “pasoja të thella” për ekonominë botërore. BlackRock, që menaxhon rreth 14 trilionë dollarë asete dhe është një nga investitorët më të mëdhenj në kompanitë kryesore globale, konsiderohet një tregues i rëndësishëm i shëndetit të ekonomisë ndërkombëtare. Sipas Fink, ndikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme mbi tregjet financiare është tashmë i dukshëm, me luhatje të forta si pasojë e pasigurisë për kostot e energjisë. Ai nënvizoi se është...
Burimi:
syri.net