SHBA/ Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, qëllohet për vdekje i dyshuari
Të shtëna armësh pranë Shtëpisë së Bardhë kanë shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie mbrëmjen e së shtunës në Washington, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret reaguan me shpejtësi për të siguruar zonën rreth kompleksit presidencial. Incidenti ndodhi vetëm pak metra larg rezidencës presidenciale, duke alarmuar stafin mediatik dhe autoritetet amerikane. Shërbimi Sekret i ShBA-së konfirmoi se po heton raportimet për të shtëna në kryqëzimin e “17th Street” dhe “Pennsylvania Avenue Northwest”, pranë Shtëpisë së Bardhë. Pas raportimeve për të shtëna, gazetarët që ndodheshin në “North Lawn” u evakuuan me urgjencë dhe u dërguan në sallën e informimit për shtyp brenda kompleksit presidencial, shkruan CNN Sipas dëshmitarëve, brenda objektit u dëgjuan agjentë të sigurisë duke bërtitur “përkuluni”, ndërsa paralajmëronin për rrezik të mundshëm nga armët e...
Burimi:
opinion.al