SHBA-të ndalojnë importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi
Agjencia Amerikane për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit (CBP) njoftoi të martën se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e dërgesave të bakrit dhe produkteve të bakrit që prodhohen në Serbi nga kompania kineze Zijin Copper D.O.O., për shkak të dyshimeve se në procesin e prodhimit është përdorur puna me detyrim. Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe personeli i CBP-së në të gjitha pikat hyrëse në Shtetet e Bashkuara do të ndalojë dërgesat e produkteve të bakrit të prodhuara në objektet e Zijin-it në Serbi, u tha në njoftim. Ky është urdhri i dytë që CBP-ja lëshon për ndalimin e dërgesave të kompanive kineze që operojnë në Serbi për shkak të përdorimit të punës me detyrim, pasi një urdhër i ngjashëm ishte lëshuar më parë...
Burimi:
javanews.al