SHBA-të heqin sanksionet ndaj naftës iraniane

SHBA-të heqin sanksionet ndaj naftës iraniane

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara shpalli të hënën, më 22 qershor, një licencë të përgjithshme për Iranin që lejon prodhimin, furnizimin dhe shitjen e naftës bruto si dhe të produkteve petrokimike dhe të naftës me origjinë iraniane deri më 21 gusht. Sekretari i Thesarit, Scott Bessant, deklaroi se ky vendim është pjesë e përpjekjeve për të siguruar stabilitet ndërkombëtar dhe për të nxitur prosperitetin ekonomik. Ai theksoi se “Nën Presidentin @realDonaldTrump dhe @VP, ne vazhdojmë ta bëjmë botën më të sigurt dhe më të begatë.” Në njoftim u sqarua se licenca lidhet me bisedimet produktive në Zvicër, ku Irani është zotuar të garantojë kalim të lirë dhe të hapur nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe të lejojë hyrjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të...