SHBA – Sulm neonazist në xhami/ Autorët publikuan pamje dhe shkrime para sulmit

SHBA – Sulm neonazist në xhami/ Autorët publikuan pamje dhe shkrime para sulmit

Dy autorët e sulmit në xhamin në San Diego shpërndanë në internet një video të të shtënave dhe një manifest me përmbajtje neonaziste, raciste dhe antisemite. Hetuesit amerikanë po analizojnë materialet, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rrezikun në rritje të radikalizimit online. Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për sulmin në një xhami në San Diego të Shteteve të Bashkuara. Sipas autoriteteve dhe studiuesve të ekstremizmit, dy autorët e dyshuar jo vetëm që transmetuan drejtpërdrejt sulmin, por publikuan edhe një dokument të gjatë me ideologji raciste dhe neonaziste. Autorët, të identifikuar si 17-vjeçari Cain Clark dhe 18-vjeçari Caleb Vazquez, dyshohet se shpërndanë një manifest prej 75 faqesh me mesazhe islamofobike dhe antisemite. Pamjet video të shqyrtuara nga mediat amerikane tregojnë personat e armatosur duke hyrë në...