SHBA/ Sulm në festivalin e kulinarisë, tre persona humbin jetën në Seattle
Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Seattle-it ne Shtetet e Bashkuara në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë vetëm dy vjeç, i cili sipas autoriteteve ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ngjarja ndodhi gjatë një festivali të madh kulinar, pranë monumentit të njohur “Space Needle”, ku mijëra qytetarë ishin mbledhur për të marrë pjesë në aktivitet. Të shtënat u dëgjuan rreth orës 18:00 me orën lokale, duke shkaktuar panik mes pjesëmarrësve. Njerëzit nisën të vraponin në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas Policisë së Seattle-it, dy persona dyshohet se po qëllonin ndaj njëri-tjetrit, duke e kthyer zonën e mbushur me...
Burimi:
vizionplus.tv