SHBA shpall ambasadorët për Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, mbetet pezull emërimi për Kosovën
Përmes një dekreti, Shtëpia e Bardhë ka nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi. Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së. Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Utah. Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut. Sa i përket vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja ka nominuar po ashtu ambasador për Shqipërinë, informon REL. Ndërkaq sa i përket Kosovës, Uashingtoni ende nuk ka ndonjë njoftim, teksa Ambasada amerikane në Prishtinë aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu...
Burimi:
javanews.al